Pse njerëzit me grup gjaku O janë specialë?

4 janë grupet kryesore të gjakut A, B, AB, dhe O dhe në bazë të rezusit të tyre “+” ose “-“ shkojnë ne 8. Mirëpo shpesh njerëzit me grup gjaku O janë cilësuar si speciale. Pse?

Mendohet se njerëzit me grup gjaku O janë pasardhës të njeriut të parë. Grupi O i gjakut ka qenë i pari që ka ekzistuar dhe ishte i paraardhësve të njeriut që njiheshin si gjuhetarë të egër, pushtues dhe agresivë.

Njerëzit që kanë aktualisht grupin e gjakut O kanë disa karakteristika të mira shëndetësore, por edhe personale.

Këto njerëz kanë aftësi më të mëdha fokusuese, produktive, aftësi drejtuese, janë shumë aktiv dhe kanë më shumë fuqi se çdo grup tjetër gjaku.

Në kulturën japoneze ky grup gjaku lidhet edhe me disa lloje personaliteti si njerëz të përkushtuar, organizuar, fokusuar, të përgjegjshëm dhe shumë praktikë.

Megjithatë nën presionin e stresit këta njerëz mund të nxehen dhe nevrikosen shumë, janë shumë hiperaktivë dhe impulsivë.

Shëndeti i këtyre personave me grup gjaku zero ka më shumë rrezikshmëri të vuajë nga ulcera dhe çrregullim i Tiroides, kanë aciditet të lartë në stomak në krahasim më grupet e tjera duke pasur gjithmonë irritime dhe shqetësime të tij.

Prandaj këta persona rekomandohen që të hanë gjithmonë në tavolinë, ngadalë dhe të përtypen mirë. Alkooli dhe kafeina nuk janë të mira për këtë grup gjaku pasi ul nivelet e adrenalinës.

Rekomandohet që këta persona të bëjnë sa më shumë ushtrime, stërvitje dhe të mundohen të shmangin stresin në mënyrë që të shmangin këto veçori negative.

SHKARKO APP