Pse Nobeli gëzon dhe tmerron shqiptarët?
Nga Irfan Rama
Berhard Alfred Nobël është shpikësi i dinamitit. Kimisti dhe inxhinieri suedez i shekullit XIX mendësoi dhe implementoi lëndën plasëse që u përcoll edhe me lëndë të tjera plasëse me efekte ndërtuese dhe ushtarake dhe krijoi “zhgunin” e të pasurit të madh. Ky mantel njerëzor i pasurisë për përparimin e njerëzimit, solli tek ai kryeveprën e madhe të tij për njerëzimin: Fondin për Çmimin Nobel. Suedezi e krijoi këtë fond për progresin e shoqërisë njerëzore, për ato njerëz të të gjitha fushave të shkencës, kulturës, paqëtimit dhe diturisë të afër kozmike, komunikimit paqëndjellës, pra për renë më xixëllonjëse të mendjes. Ky çmim ka nxitur e nxit shkencëtarët, shkrimtarët, grave me perçe e pa perçe, futurologëve dhe “manjakëve” të përsosjes së qenieve njerëzore dhe mbrojtjes së hollinës atmosferike për arritjet e mëdha mbinjerëzore. Po pse Nobeli gëzon dhe tmerron shqiptarët njëkohësisht?! Sepse dinamiti dhe produktet e tjera integralike të shpërthimeve përgjatë 129 vjetëve që nga shpikja nobeliane janë ndërtuar shumë kryevepra botërore të ndërtimtarisë që i kanë përdhënë hov lëvizjeve të shumta të njerëzimit duke pushtuar male (me rrugë dhe autostrada), kalime nën “mynxyrat male” të pakapërcyera nga popujt nëpërmjet tuneleve shumë të gjatë kilometrikë (vetëm Zvicra është përjetuar këndëeanë nga zviceranët dhe turistët nga e gjithë bota nëpërmjet qindra tuneleve sekondëshe dhe shumë minutëshe), hidrocentralet e shumtë në Islandë, Norvegji, Francë SHBA e tjerë i kanë sjellë njerëzimit dritën e Edisonit amerikan etj e tjerë. Nënë Tereza, Malala, Al Gori, Eminguej, Markezi, Hajnrih Bël e të tjerë njerëz të shquar të shkencave kimike, fizike, biologjike, mjekësore, ekonomike, astronomike e tjerë kanë merituar Çmimin Nobël të Stokholmit. Njerëzit dhe liderët diktatorë në botë kanë vrarë miliona e miliona njerëz në luftërat botërore, lokale e rajonale duke përdorur anët e errët të jojetësisë të produktit nobelian. Edhe në Shqipëri shpikja e Nobelit është përdorur për zhvillimin e përparimin e popullit shqiptar që pas 1900 me rrugët e ndërtimet e vështira në kohët e Zogut, Hoxhës, demokracisë 25 vjeçare me tunele, autostrada, hidrocentrale, por edhe për rrënime antillogjike në male, hidrocentrale sidomos në këto dhjetë vjetët e fundit, ku janë dëmtuar rëndë ekuilibrat dhe korelacianet e së tërës të tokës shqiptare me reliefi të ndryshme. Por Nobeli do ti përcjell gëzim shqiptarëve edhe kur shkrimtari i madh i shqiptarëve Ismail Kadare i nominuar për Nobël prej dhjetëra vjetësh të rrëmbejë më në fund produktin e shndritës të Stokohlmit. E thotë Franca që e propozon dhe e hatron aq shumë me reveranca. E thotë Spanja me çmimin Asturias, që princi mbret ia ka dorëzuar vetë me shenjëkim duarsh. E tha Izraeli para pak ditësh. E thonë britanikët e Dikensit, Stevensonit, Bërnsit etj. Në biseda me skocezë të ditur e të lexuar në Saint Andru, ku në universitetinei tij me famë botërore themeluar në 1400, ka kryer shkollën e lartë njëri nga princat e mbretërisë elizabethjane – bijtë e Dajanës – më rrëfenin të egzaltuar për Ismailin tonë të madhërishëm. Dhe nga fama e krahasonin me Bërnsin e madh të tyre, poetin që e ka bërë të këndohet në shqip, Dritëro Agolli i paërsëritshëm. E unë tok me disa kolegë të mi si profesor doktori i nderuar Pajtim Bejtja, profesori Hektor Veshi etj filleshim ndjenjësisht në pritjen oborriane të vilës dykatëshe në këtë qytet të profesorit skocez George Baird, në gushtin e 1995. Por tritoli e dinamiti bashkë kanë friguar e frigojnë ndër vite shqiptarët. Sa shqiptarë kanë humbur jetën në tunelet e diktaturës, ku punonin shumë të prekur politikisht. Shumë thuhet. Nobeli e shpiku si më të sigurt dinamitin se produktet e tjera të mëparshme, pasi merrej me përdorimin e kërkimin e tyre. Pesë veta vdiqën në një shpërthim të tunelit hapës për hekurudhën Lezhë – Shkodër në dalje të Lezhës nga pakujdesia në vitin 1985. U bë një gjyq shembullor në atë kohë – siç thuhej e quaj atëherë – dhe u dënuan me burg nga 3 deri në 8 vjet, në kinemanë e vetme të Lezhës një ingjinier, një teknik dhe një punonjës. Në atë gjyq kishin ardhur nga e gjithë Shqipëria përfaqësues për sigurimin teknik në punë. Në atë kohë kishte rregulla shumë të forta për sigurinë e ndëshkoheshin me shumë vjet kujt i mbetej në dorë një moskujdes. Por këto 25 vjet përdorimi i tritolit në mënyrë regresenga kriminelët me pushtet e pa pushtet, me intriga të papara politike nga vetë krerët e grupeve politike për dinamitvënie apo tritolvenie me qëllim kanë mbetur të vrarë e plagosur, të plagosur shpirtërisht shumë e shumë shqiptar në fshatra, qytetet të mëdha e kryeqytetin shqiptar. Kabulet e vogla dhe të mëdha, islamabatet, jeruzalemet, libianet e egjyptianet e mëdha e të vogla kanë pushtuar Shqipërinë. Në Tiranë, Tepelenë, Vlorë, Durrës,Shkodër, “Alarup” e qytet – fshatra kudo ka panik e shpërthime edhe këto ditë. Në Tiranë , Bënçë etj. Njëri krah politik akuzon “kriminalitetin e Ramës e Tahirit” që janë të lidhur me krimin. Pozita akuzon kriminalitetin e opozitës për këto ngjarje. Dhe ky Tahiri i thoshka kriminnelëve të tij, që vendosini dinamit apo tritol, babait të tij, në dyqan e pranë shtëpisë të tij, atypranë ”Vasil Shantos”, që të trembë apo të shkatërrojë njerzit e tij më të afërt ?!!!… Çfarë tmerri dhe errësire politike nga opozita e përfaqësuesit e saj, që dalin të detyruar të flasin nëpër tëvëra e gazeta! S’prish punë se tmerrohen e ikin të tmerruar njerzit e lagjeve. Se kjo afron pranë e pranë me fitoren e zgjedhjeve! Se s’prish punë se njerëzit duan të ikin nga ky vend, që është shumë i bukur. Se s’ prish punë se këto makutër mund të dëshirojnë të mbesin sa më pak shqiptarë në Shqipëri! Zgjedhjet e parakohëshme thotë ish-lideri i së djathtës çlirojnë energji pozitive?!!! “Nuk do të pushojn&eum
l; tritoli e dinamiti deri sa të largohen këto qeveritarë të mafies e krimit”- thotë ish-kryeministri në një televizion që i thur lavde pa hesap e pa hanxhi. Le të groposet shpirtërisht populli i Tiranës e i gjithë Shqipërisë, që mjerisht është i varfër e ndryshe projektohet nga roza e seksit, e modës, e gatimeve me një mal me receta, e lloj lloj frutash të ardhura nga vendet subtropikale, spektakleve llamburitëse – që harxhohen më shumë se në TV-të prestigjioze të Europës e Oskarët e Hollivudit e televizioneve tona. Dhe ky ishi thotë: komunikoj për të mirën e qytetarëve jashtë partisë sime…. Çou mor Nobel nga “grave” ku je dhe hajde kundro në Tiranë politikanët tanë që e duan aq shumë produktin tënd”.