Pse nuk duhet të flesh i inatosur

Njerëzit e martuar thonë gjithmonë: mos u shtrini për të fjetur kur jeni ende të inatosur. Kjo këshillë duket se nuk është vetëm për hir të marrëdhënies burrë-grua, por ka edhe anën e vet shëndetësore. Një kërkim i ri shkencor ka dalë në përfundimin se të biesh për të fjetur me inat përbrenda e prish gjumin.

Duke marrë parasysh se gjumi i keq ose mungesa e tij çon në probleme me shëndetin mendor, shtim në peshë dhe ulje të produktivitetit në punë, atëherë problemi është i madh.

Psikologët e Universitetit të Ajovës i bazojnë përfundimet e tyre nga vëzhgimi i 436 vullnetarëve. Ata që i zinte gjumi ende të inatosur me diçka gjatë ditës, bënin një gjumë më të parehatshëm në krahasim me të tjerët.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?