Pse nuk e durojmë dot zhurmën e përtypjes?

Fakti që disa njerëz bëhen “të tërbuar” nga mënyra sesi të tjerët hajnë apo frymëmarrja e rëndë është shpjeguar nga studimet e skanimit të trurit. Kjo gjendje quhet “Misofonia”. Shkencëtarët në Mbretërinë e Bashkuar kanë treguar se truri i disa njerëzve është bërë për të prodhuar një përgjigje “të tepruar” emocionale.

Olana është shprehur për BBC se ka vuajtur nga kjo simptomë që në moshën 8 vjecare. Atë e acaron çdo lloj zhurme, sidomos të ngrënit, frymëmarrja e rëndë apo e gërvishtura me thonj. Sipas saj,edhe zhurma e qeses tek të tjerët mjafton për ta çmendur. Dhe nuk është një bezdi shprehet ajo, por një nevojë e menjëhershme për ta ndaluar.

Deri tani ende nuk ka një kurë për këto raste, por studiuesit besojnë se me vonë do të arrihet trajtimi i këtij fenomeni të zakonshëm për shumë njerëz.

SHKARKO APP