Pse nuk i prezanton asnjëherë burrin e fëmijët Alekta Vejsiu?
Pak muaj më parë , e bukura Alketa Vejsiu, përmes revistes Class, i ftoi fansat e vet , që t’i dërgojnë pyetje , të cilave ajo do t u përgjigjet.
Dhe ashtu edhe ndodhi. Asaj për pak ditë i arritën shumë pyetje, nga të cilat , ne i zgjodhëm këto dy pyetjet:
Alketa, pse nuk e prezanton bashkëshortin dhe fëmijët?
Sepse i kam shumë të shtrenjtë për t’i ndarë me publikun që s’ka lidhje me ta përveç kureshtjes njerëzore. Që ne jemi bashkë të lumtur edhe pas 12 vitesh, është edhe sepse kemi ditur të mos kufizojmë njeri-tjetrin në gjëra që cenojnë lirinë e zgjedhjeve! Bashkëshorti im ushtron një profesion tjetër jashtë kamerave, unë thjesht e respektoj!
Po fëmijët pse nuk i njohim?
Sepse jam supersticioze dhe mendoj se i mbroj duke mos i ekspozuar. Pse duhet t’i nxjerr kopertinave? Çfarë të mire sjell kjo? Ata nuk janë instrumente që t’i përdor për famën dhe egoizmin tim. Kur të rriten mund ta vendosin vetë me koshiencë të plotë nëse emri dhe portreti i tyre do të jetë për konsum publik apo jo. Diskrecioni im është edhe një mënyrë për të mbrojtur gjërat e shtrenjta në vendin më të sigurt: në zemrën dhe shpirtin tim!