Pse nuk ngrihet populli? Baçi: Mungon shpresa për rotacion te opozita
Sot PD-ja do të mbajë një protestë para Kryeministrisë dhe analisti Agim Baçi thotë se protesta duhet të kishte në të gjitha qytetet e vendit, duke marrë parasysh dhe skandalet e mëdha qeverisëse. Ai mes të tjerash kritikoi për qasjen dhe aksionin, opozitën, e cila sipas tij nuk ka qenë e sinqertë sa i takon analizës së 11 majit.
”Duhet të kishim jo thjesht një protestë sot, por disa protesta mbarë shqiptarë, kur dalin ato përgjime ku implikohen zyrtarë të lartë. Shqiptarët duhet të kishin treguar refuzimin e tyre ndaj talljes, ndaj vjedhjes. Partitë politike mund të organizojnë dhe kanë tagër për protesta, por nëse do të shkojë deri te qeveria, e ka në dorë opozita. Mosbindja civile nuk shkoi siç duhej, pasi nuk prodhoi asgjë. Mund të kenë ndarje për shumë gjëra, PD dhe Lapaj, por për protesta, kauza është e njëjtë.
Protestat janë për të rregulluar jetën e brendshme të partive. Në 21 janar nuk u rrëzua qeveria, edhe pse ndodhi ajo që ndodhi. Pse kjo pengesë dhe mospjesëmarrje në protestat e thirrua nga PD. PD nuk ishte e sinqertë me votuesit e vetë. Nuk bëri një analizë të fortë për zgjedhjet e 11 majit. Populli kur përmbys diçka, kërkon diçka tjetër. Por a nuk e ka kuptuar populli që Rama ka shkelur Kushtetutën? Populli ka përgjegjësinë e vetë, që mos të duartrokasë atë që e vjedh dhe mos të adhurojë atë që bën të fortin.
Përse nguron që të shoh opozitën si forcë fituese? Ja rrëzoi Ramën, thotë populli, por kë do të mbështesë?! Ne duhet të jemi kritikë ndaj pamundësisë që ka treguar opozita për t’u kthyer në një qeverisje alternative. Populli duhet të kishte reaguar ndaj këtyre shkeljeve. Nuk mendoj dot se ka shpjegim tjetër se përse nuk ka dorëheqje, shkarkime dhe largime”, tha ai.
KOHA JONË SONDAZH

