Pse nuk vihet në punë Hidrocentrali i Banjës?
Vepra esenciale e energjitikёs , ujitjes dhe rregullatorit të humbjeve nё rrjet. E studiuar maksimalisht nga strukturat teknike dhe ekonomike tё sistemit tё mёparshёm aq sa u pa e arsyshme tё prishej dhe radha e ndёrtimit tё kaskadёs sё lumit Drin. E vazhduar më me intensitet edhe nga qeverisjet e sotme, por e lёnë mbas dore nё pёrfundimin e saj.
Nё kushtet e krizёs sё sotme ekonomike, tё anashkalosh njё resurs tё tillё ekonomik me vlera dyfishe qё do tё thotё 100.000 kë/orё dhe dhjetra mijё kilovat tё tjera qё kursen nё sistemin e shpёrndarjes sё energjisё, ёshtё njё mungesё e madhe pёrgjegjёsie e sotme.
Pёr ne qё ndёrtuam hidocentrale besoj edhe pёr popullin e thjeshtё ёshtё e trishtueshme tek shohim njё vepёr tё tillё tё kthyer nё njё varrezё, ndёrkohё qё s’ka arsye tё bindshme pёr ta bёrё nga ana e qeveritarёve. Minimalja qё mund tё bёhet prej tyre ёshtё transparenca dhe bindja pёr gjёra tё tilla madhore.
Nuk di se ç’gjё ёshtё mё e rёndёsishme se kjo pёr tё ngritur njё komision teknik pse jo dhe njё komision parlamentar pёr tё bindur apo pёr tё shqitur nga mendja e shumё shqiptarёve pikёpyetjet dhe çdo hamendёsim tё mundshёm.
Shkruan: Ing.Ikmet Bramo