Pse reklama që inkurajon të rinjtë të marrin masa mbrojtëse zemëroi njerëzit?

Një kompani që prodhon masa mbrojtëse (prezervativë) është detyruar që të heqë një reklamë, e cila promovon markën popullore Navratri të festivalit Hindu në Indi.

Disa ditë para se të fillonte festivali, në qytet u shfaq reklama me moton ‘Luani me Navratri, por me dashuri’, të cilën e promovonte aktorja e filmave pornografikë Sunny Leone.

Mediat sociale filluan ta kritikonin menjëherë reklamën duke e konsideruar si ofendim për festivalin e tyre tradicional.

Konfederata e Tregtarëve në Indi paraqiti një ankesë për qeverinë duke bërë thirrje që të ndalohet menjëherë.

‘Kjo është përpjekje e papërgjegjshme dhe e papjekur për të rritur shitjet duke vënë në rrezik vlerat tona kulturore,’ – tha organizata në një peticion për Ministrin e Cështjeve të Konsumatorit.

Edhe pse reklama nuk e përmend fjalën prezervativ, përdor stemën e dyfishtë që inkurajon të rinjtë që të marrin masa mbrojtëse gjatë aktit seksual.

SHKARKO APP