Pse shkaktohen rrathët e errët poshtë syve?

Nëse flini mjaftueshëm dhe përsëri keni rrathë të errët poshtë syve, atëherë kjo nuk është diçka e zakontë. Në kundërshtim me besimin popullor, rrathët e errët të syve nuk janë thjesht rezultat i lodhjes apo pagjumësisë. Pas kalimit të një moshe të caktuar, lëkura humbet elasticitetin dhe aftësinë për t’u rigjeneruar.

Anemia është një ndër shkaqet e shfaqjes së rrathëve të errët poshtë syve. Në këto raste duhet të hani një dietë të pasur me proteina, magnez, hekur etj. Disa nga shkaqet më të zakonshme të rrathëve të errët janë: Të ushqyerit me dietë të pasur, stresi, alergjia, konsumimi i alkoolit, lodhja, dehidratimi, mangësitë ushqyese (mungesa e vitaminës C, vitaminës K, hekurit, magnezit etj), trashëgimia etj.

Mënyra më e mirë për të hequr rrathët e errët, është të parandaloni nxirjen e tyre të mëtejshme. Kjo nuk do të jetë plotësisht në dorën tuaj, por duhet të ndërroni stilin e jetës dhe të të ushqyerit që të keni rezultate të dukshme.

Hani shëndetshëm

Parandalimi më i mirë i rrathëve të errët vjen nga të ushqyerit mirë, gjumi i rehatshëm dhe reduktimi i stresit dhe lodhjes.

Merrni vitaminat e nevojshme.

Kur ushqeheni mirë, fytyra ndryshon pamjen dhe behet më rrezatuese. Antioksiduesit joadekuate ose mungesa e vitaminave si vitamina K, B12 shkaktojnë rrathë të errët.

Flini mjaftueshëm

Gjumi i pamjaftueshëm është një nga shkaqet kryesore të rrathëve të errët. Ideale do të ishte të flinit 7 – 9 orë.

Shmangni alkoolin

Shmangni duhanin

Bëni kompreso me ujë të ftohtë syve në mëngjes dhe në darkë.

Përdorni kremra specifikë për rrathët e errët të syve me përbërje bimore. 

 

SHKARKO APP