Publikohet dokumenti i rrallë/ Sa analfabetë e të pashkollë kishte Enver Hoxha në parti

Historiani Kastriot Dervishi ka publikuar në profilin e tij në Facebook një dokument të rrallë ku tregohet numri i anëtarëve të PPSh-së në vite të ndryshme dhe sa përqind prej tyre ishin analfabetë dhe të pashkollë.

STATUSI I PLOTE
Gjeneza e Partisë së Punës dhe themelimi i injorancës

Të dhënat e mëposhtme janë zyrtare të Partisë Komuniste Shqiptare (në vitet 1948-1991 quhej Partia e Punës së Shqipërisë). Ato tregojnë nivelin e ulët të komunistëve të vendit. Me të tillë përbërje partia në fjalë nuk kishte sesi ta çonte vendin përpara, përveçse në rrugë të gabuara e me kosto të pallogaritshme për Shqipërinë.

Partia Komuniste Shqiptare në vitet e para të pushtetit kishte këtë anëtarësi të saj:
-Në vitin 1945, 10.558 anëtarë
-Në vitin 1946, 11.837 anëtarë
-Në vitin 1947, 20.217 anëtarë
-Në vitin 1948, 29.137 anëtarë

Anëtarësia e vitit 1948 e vlerësuar nga vetë partia me “zhvillim kulturor të dobët”, ndahej në këtë mënyrë:
-Analfabetë: 533 (1.8%)
-Pa shkollë: 5.684 (19.5%)
-Me shkollë fillore: 18.185 (62%)
-Me shkollë të mesme (1-4): 3.410 (11.6%)
-Me shkollë të mesme (5-7): 919 (3.1%)
-Studentë universitarë: 328 (1.2%)
-Me universitet: 68 (0.2%)

(Bashkëlidhur faksimilja e statistikës e nxjerrë nga materialet e kongresit të parë të PKSH-së, nëntor 1948. Sigurisht kjo e dhënë nuk ndodhet në Arkivin e Ministrisë së Brendshme).
22792623_1479170622130768_6826655640422700983_o

SHKARKO APP