Publikohet trajleri i filmi “Fifty shades freed”, zbulohen të dhënat e para (Video)
Protagonist janë sërish Anastasia (Dakota Johnson) dhe Christian (Jamie Dornan), të cilët pas martesës duhet të përballen me pengesa të reja. Beqari tërheqës dhe pervers kapitullon përpara Anës që tashmë është bashkëshortja e tij.
Çifti duket se ka gjetur lumturinë pas ceremonisë së dasmës. Në fotot e para shihet çifti që i drejtohet një avioni privat për të shkuar në muajin e mjaltit në një parajsë tropikale.
Gjetja e një pistolete do të ndryshojë ëndrrën e Anës në një makth të tmerrshëm. Për të parë së cdo të ndodhë duhet të presim 14 shkurtin e vitit të ardhshëm.