Puna pas orarit do jetë e jashtëligjshme

Një ligj i ri në Francë, duket se do planifikon një ligj, i cili do të mbrojë të punësuarit. Sipas ligjit i cili është bërë publik nga media BBS News, thuhet se një kompani me 50 ose më shumë punonjës nuk mund ta shqetësojë nëpunësin e saj pas orëve të punës.

Llogjika është kjo.  Nëse keni qenë me miqtë ose familjarët tuaj në një fundjavë dhe keni marrë një email urgjent nga puna, e dini si është t’ju bjerë humori menjëherë. Duke mos qenë të aftë të shkëputeni plotësisht nga puna mund të ketë dëme mendore dhe fizike. Ja pse kontakti nga vendi i punës së shpejti do bëhet i jashtëligjshëm në Francë.

“Qëllimi i këtij ligji është të bëjë të mundur që qytetarët francezë ta shijojnë plotësisht kohën e tyre pushim”, tha Benoit Hamon nga Asambleja Kombëtare Franceze.

Nuk do ketë lëshime për kompanitë që nuk e respektojnë ligjin. Kur ligji u propozua për herë të parë mori shumë kritika dhe u tall. Por ky ligj u pa në mënyrë pozitive nga qytetarët francezë.

SHKARKO APP