Punësim tek privati – Oferta e PS për Vlorën: Zhvillim të turizmit dhe industrisë

Turizmi dhe industria janë dy nga prespektivat kryesore të qytetit të Vlorës.

Kjo është oferta që propozojnë socialistët për qytetin bregdetar dhe që është bërë i njohur gjatë një takimi që drejtuesi politik i qarkut të Vlorës, Damian Gjiknuri, ka zhvilluar në  dy prej bizneseve të prodhimit që ushtrojnë aktivitetin e tyre në zonën  e Novoselës.

Gjiknuri: Vlora ka një prespektivë, turizëm por pse jo dhe industrinë. Sepse Vlorës përveç investimeve të mëdhaja që do të bëhen, shëtitorja jo vetëm që përfundoi kjo e para por do të shtrihet deri në pyllin e Sodës. Pylli i Sodës do të kthehet në një park shlodhës dhe kreativ, qëndra e Vlorës do restaurohet, Skela do të marrë prapë një projekt të ri. Vlora do të bëhet qyteti i parë pas Tiranës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke ju referuar çështjes së punësimit, Gjiknuri tha se puna kryesore është tek privati dhe jo tek shteti.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai premtoi mbështetjen e qeverisë që do të përkthehet në më shumë aktivitet për bizneset.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?