Punësimet për fushatë, ministri Dervishaj i përgjigjet zv.kryeministres

Pas denoncimit të bërë nga zv.kryeministrja teknike Ledina Mandija, për punësime elektorale në hekurudhë për harkun kohor të 20 ditëve të fundit, ka ardhur dhe reagimi i Ministrisë së Transporteve.

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Sokol Dervishaj, bën me dije se ka ngritur Grupin e Punës me qëllim verifikimin dhe marrjen e masave përkatëse, në varësi të shkeljeve që do të konstatohen.

Ministri Dervishaj, sqaron se do të denojë çdo rast që do të rezultojë të jetë në kundërshtim me parashikimet e Vkm 473 datë 01.06.2017, ndaj fton të gjithë punonjësit e Institucioneve qëndrore apo të varesisë, të denoncojnë çdo rast presioni apo ushtrim ndikimi të paligjshem të pushtetit, pranë Organeve kompetente.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?