Punëtorët e Bypass-it të Fierit në protestë: Pagat e prapambetura, ndryshe nuk lejojmë punime

Mbi 600 punëtorë që kryen punimet e para të Bypass-it Fier, kanë dalë në protestë sot në afërsi të Mbrostarit. Ata kërkojnë pagesat e prapambetura të një viti nga 41 firmat nënkontraktore të kompanisë italiane ‘Serenisima’, të cilat u thonë se nuk janë paguar nga ARRSH-ja.

Por, punëtorët nuk kanë qendruar më në pritje pasi tani kanë mësuar se qeveria ka  hapur tenderin dhe fondin për vazhdimin e punimeve.  Ata kanë paralajmëruar se do të avancojnë me protestën deri në bllokimin e rrugës nacionale nëse nuk marrin paratë.

Bypass-i i Fierit i referohet ndërtimit të një Bypass-i rrugor të tipit autostradë interurbane midis qytetit të Fierit dhe Levanit (Bypass-i i Fierit) me gjatësi afërsisht 22 km. Në këtë seksion është parashikuar ndërtimi i 3 urave me gjatësi nga 80 m secila në Lumin Seman, në kanalin e Hoxhares dhe atë të Pojanit. Janë parashikuar gjithashtu 4 kryqëzime në disnivel si dhe 2 gjysëm kryqëzime. Projekti u nis nga një kontraktor i cili nuk arriti të mbante ritmin e duhur të punimeve çka solli prishjen e njëanshme të kontratës nga ARRSH. Aktualisht, punimet kanë mbetur përgjysëm.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?