Punonjësit e administratës në KZAZ, Mandija: Asnjë pengesë

Asnjë pengesë nuk ka për angazhimin e punonjësve të administratës shtetërore për t’u bërë pjesë e administrimit të zgjedhjeve në komisionet e niveleve të dyta e të treta.

Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, thuhet se jo vetëm nga ana e ministrave teknik, por asnjë ministër nuk ka dhënë urdhër për të penguar angazhimin e këtyre personave si Komisionerë në KZAZ.

“Vendimi i Këshillit të Ministrave nr.473, datë 1.06.2017, në pikën 5, përcakton qartë dhe saktë se punonjësi i administratës ka te drejte të angazhohet si komisioner ne KZAZ, KQV dhe në grupet e numërimit të votave”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përmes kësaj deklarate zëvendës kryeministrja Mandija u bën thirrje të gjithë punonjësve të administratës, të cilët ndeshen me pengesa të kësaj natyre të adresojnë shqetësimin pranë zyrës së zv.kryeministrit dhe ministrive të linjës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga ana tjetër Mandija u bën thirrje titullarëve të institucioneve të mos paraqesin pengesa për punonjësit, të cilët janë të angazhuar si komisionerë zgjedhorë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?