Punonjësit e policisë kapen duke bërë fushatë
Thirrjes së kryeministrit Edi Rama drejtuar policisë që pasi të lënë punën të bëjnë fushatë për Partinë Socialiste, mesa duket po i përgjigjen pozitivisht disa prej efektivëve.
Edhe pse vet kryeministri më vonë kërkoi falje për këtë thirrj duke theksuar se e kishte në një tjetër kuptim, janë qytetarët shqiptarë ata që denoncojnë pjesëmarrjen e efektivëve të policisë në fushatë elektorale.
Mesa duket disa prej oficerëve të policisë në Shqipëri nuk e kanë ende të qartë ligjin, se ata janë të ndaluar rreptësisht të bëhen pjesë e çdo aktiviteti politik si gjatë orarit të punës ashtu dhe jashtë tij, pasi janë në shërbim të qytetarit në çdo kohë.
Dhe që prej vitit 1991 në Shqipëri është vendosur me ligj që Policia e shtetit është e depolitizuar.
Një qytetar nga shkodrania denoncuar një efektiv policie i cili është bërë [pjesë e fushatës elektorale të PS-së.
Denoncimi është bërë publik nga ish-kryeministri Sali Berisha.
LEXONI EDHE
Skandal/ Ja si blihen votat në mes të ditës në Shkodër (FOTO/VIDEO)
PS presion personelit të shkojnë në miting. LSI denoncon drejtorin e spitalit
Skandal në Pukë/Policia ndalon 4 persona që blinin vota
PS-ja shkel ligjin dhe del me autobuzë nëpër Bulevard
“Kontroll listave të ndihmës ekonomike, po fshihen përfituesit për fushatë”
Shkodër/Karta e identitetit në kembim të 50 eurove