Punonjësit e tatimeve dhe doganave raporte mjekësore për t’u angazhuar në fushatë
Ministria e Financave bën të ditur së në bazë të informacioneve të marra, rezulton se: Punonjës të administratës fiskale, në tatime dhe dogana, po përdorin si mjet justifikues raporte mjekësorë afatgjata, më qëllim shkëputjen nga puna për t’u angazhuar në fushatë elektorale.
Veprime të tilla janë të papranueshme dhe të dënueshme ligjërisht.
Ministria e bën thirrje qytetarëvë si dhe subjekteve tregtare që t’i dënoncojnë këto raste dhe garanton marrjën e masave të menjëhershme ndaj këtyre punonjësve. Ata janë të lutur që të na shkruajnë ose të na dërgojnë foto apo filmime në numrin 0676054545. (Whatsapp, Vibër)