Pushimet e para çift, ja si t’i bёsh që tё jenё fantastike

E keni llogaritur nisjen? Zbulo gabimet qё nuk duhet tё bёni dhe sekretet si tё shkoni mirё me partnerin

Jeni tashmё afёr pushimeve? Dёshironi, lakmoni, ёndёrroni: pushimet e para nё cift, qё dukeshin aq tё largёta, tani janё kёtu, afёr jush.

Po ka njё por: nё qoftё se nuk duam qё tё shndёrrohen nё njё katastrofё, pёr tё shkuar mirё e vetmja gjё ёshtё tё pёrdorёsh transparencёn dhe sinqeritetin, pa pasur nevojё tё shfaqesh ajo qё nuk je, por ndёrkohё duke respektuar veten dhe partnerin tёnd. Le tё shohim sё bashku disa sugjerime tё vogla pёr pushime tё lumtura nё cift.

Shprehu: le tё marrim pёrgjegjёsinё pёr tё shprehur preferencat tona. Pёrballё njё zgjedhjeje themi thjesht atё qё duam dhe atё qё nuk duam tё bёjmё: tё zbuloni njё opsion qё ju pёlqen tё dyve do tё jetё njё kёnaqёsi e madhe dhe njё fillim shumё i mirё.

Menaxhoni grindjet: ndodh qё tё ngatёrroni rrugёn ose tё gjendeni nё njё hotel qё nuk ёshtё saktёsisht ai qё mendonit. Tё ulni tensionin ёshtё kryesore: kur tё kalojnё vitet eksperienca si kёto do t’i kujtoni me buzёqeshje dhe shaka.

Fiks nё kohё: tё arrish nё orar ёshtё njё zakon i mirё qё vlen si nё punё ashtu edhe nё jetёn private, sepse do tё thotё tё kesh respekt pёr kohёn e tjetrit. T’i japёsh njё tabelё lёvizёe dhe ta respektosh do tё jetё kryesore, por mё mirё kur parashikon edhe njё vend ku tё takohesh nё mёnyrё qё secili tё ndihet i lirё pa mbetur domosdoshёmrisht nё pritje tё tjetrit.

Mikrokozmosi: tё ndash ide, sugjerime, dёshira pёr pushimet ёshtё e rёndёsishme, por edhe tё gjesh momente vetёm pёr vete ёshtё shumё e kёshillueshme: nё mёnyrё qё secili tё mund tё shijojё ndonjё ditё sic preferon ёshtё sigurisht njё valvulё e bukur shpёrthyese dhe garanton dёshirёn pёr tё qenё sёrish sё bashku.

Jetoni ndryshimet: tё duash dikё nuk do tё thotё tё kesh tё njёjtin karakter ose ta pёrballosh jetёn nё mёnyrё identike. Durimi, besimi dhe aftёsia pёr tё pranuar ndryshimet janё e vetmja mёnyrё pёr tё jetuar nё mёnyrё konstruktive njё lidhje dashurie. Mos i lini pas dore nevojat tuaja ose tё tjetrit…tё gjesh njё marrёveshje qё ju kёnaq plotёsisht tё dyve ёshtё kryesore nё pushime…por edhe nё jetёn e pёrditshme.

SHKARKO APP