“Pushtohet” Bosfori (FOTO)
Mbi 2300 notarë kanë garuar sot në Ngushticën e Bosforit në Stamboll duke dhuruar pamje mbresëlenëse.
Agjencia e lajmeve “DHA” tha se 2 338 notarë meshkuj dhe femra nga 49 shtete kanë marrë pjesë në garën prej afërsisht 6.5 kilometrash, e njohur si gara Interkontinentale e notit në Bosfor.
Gara nisi nga skela Kanlica në pjesën e aziatike dhe përfundoi në pjesën evropiane përballë parkut Kuruçeşme Cemil Topuzlu. Kjo garë solli edhe ndërprerjen lundrimit për anijet e mallrave dhe të transportit në ngushticë për rreth katër orë.
Fitimtarë dolën sportistët rusë Evgeny Eliseey (për meshkuj me 50 minuta 58 sekonda) dhe Kristina Kochetkova (për femra me 54 minuta dhe 57 sekonda).
Ngushtica e Bosforit lidh Europën me Azinë duke e bërë edhe më të vecantë këtë garë për sportistët.