Puthja e fundit e nënës para se të fikte pajisjen që mbante në jetë të bijën, fotoja prekëse

I dha puthjen e fundit të bijës pak para se të fikte pajisjen që e mbante në jetë. Është kjo fotografia e një nëne angleze 45- vjeçare me emrin Suzanne Harris, e cila ka prekur botën.

Gruaja nga Somerset, publikoi në Facebook, fotografinë ku përshëndeste për herë të fundit të bijën 23- vjeçare Kayleigh, e cila vdiq tragjikisht në muajin prill të këtij viti, pasi u aksidentuar.

Vajza u aksidentua teksa bënte ski në alpet franceze, duke përfunduar në koma dhe u mbajt në jetë artificialisht, deri në momentin që familja mori vendimin për ta lënë të ikte.

Aksidenti ndodhi gjatë muajit mars dhe familjes i’u desh pak kohë për të marrë vendimin, duke u ndarë me të bijën për të fundit herë dhe duke dhuruar organet e saj, për shkak se për të nuk kishte më shpresa.

Fotografia tregon momentin ku nëna dhe motrat përshëndeten me të për të fundit herë, shkruan noa.al. “Jam e lumtur që organet e vajzës time do të ndihmojnë njerëz të tjerë në vështirësi, edhe pse shpesh kur jam vetëm nuk ndaloj dot së qari”, tha gruaja për ‘Mirror’.

Ajo shtoi se e ka të vështirë të ecë përpara, por thotë se do bëhet e fortë për tre vajzat e tjera që ka.

goca2 goca3 goca4

SHKARKO APP