Pyjet po zhduken në Librazhd
Prej mese nje muaji, indidvide te ndryshem ju jane versulur pyjeve te Stravanit te Librazhdit, me dite e me nate, pa kursyer asgje. Motosharra vazhdon te godase ne cdo kohe ne zemer te pyjeve. Nese do te dalesh shetitje pyjeve te Stravanit e Sopotit, shikon makina qe gulcojne nga ngarkesa e lendes drusore, madje dhe frika e banoreve eshte e madhe banoret ndjehen te kercenuar dhe nen nje presion te madh.
Megjithese dimiri akoma eshte i pranishem ne malet larta te Sopoti, sapo kalon "Uren e Hakes"ne pullin e dushkut mbi ure shikon se jane rrafshuar komplet, duke u shoqeruar gjithe siperfaqja me pyje dushku mbi rruge, sapo te kalosh Lepushen, te marresh kthesat e pyjeve rruges per ne Qafen e Malit, rruges per ne Sopot, shikon dure te prere me siparfaqe pa fund. Nje masaker e vertete, mund ti shikosh me sy te lire keto prova te kesaj masakre pyjore jo vetem mjedisore, e cila sigurisht qe nuk eshte veper fshatareve te varfer te zones qe nxjerrin dru me mushka e gomere. Por te njerezve qe kane ndoshta dhe mbetshtetje te punojnesve te pyjeve, pasi nuk mundet te kalosh nen hunden e tyrene mes te dites me kamionet e ngarkuar e te mos kapesh makine e ngarkuar me dru. Ne kthesat qe gjarperojne shikon kamione pafund qe ngjiten ne mengjes dhe kthehen mbasdite te ngarkuar me lende drusore.
Mjaftojne vetem pak momente te fokusuara rruges ne ngjitje ne kthesat e fshatit Lepushe te Komunes se Stravanit dhe te shikon syri mbi 40 hektare pyje dushku te rrafshuaraku ne kun e keto dite te pranveres, ku debora dalengadele po i lw vendin pranveres, bashke me largimin e debores ngjiten dhe dshktaerruesit e pyjeve bashke me motor sharrat te cilat gjemojne motorsharra pas pushim. Sipas verifikimeve te bera dhe deshmise se mjaft banoreve te zones, te frikesuar dhe nga presioni, flesin nen ze se ne pyjet e Stravnit eshte nje masaker e vertete, me largimin e specialsiteve te pyjeve eshte shtuar akoma me shume shkaterimi I cdo druri qe eshte ne kembe. Zonat me te demtuara ne Stravaj te Librazhdit jane "Qarrishta", "Lepusha", "Qafa e Malit", "Gjigjirroma", "Bigeza", "Gaxuli", "Brushkulla", "Perroi i Plakut", "Tunelet", "Guri Gjores", "Plepishte" etj.
Agim Blloshmi