Qarqet më të varfëra në Shqipëri, në 2016 kryeson ky vend turistik
Nga të dhënat e fundit të INSTAT, u pa se në tërësi në vitin 2016 shqiptarët kanë rritur shpenzimet për konsum në masën mesatare të 3,2%, por kjo nuk ka ndodhur në të gjitha qarqet. Janë katër të tilla ku konsumi ka rënë, pra ku qytetarët kanë shpenzuar më pak.
Sipas të publikimit të INSTAT për shpenzimet mesatare mujore për konsum rënia më e madhe e konsumit ka ndodhur në Gjirokastër me rreth 24 për qind. Nga 75,9 mijë lekë që ishte konsumi mesatar i një familje në qarkun jugor në vitin 2015 ai ra në 57 mijë lekë më 2016.
Pas Gjirokastrës ulja më e madhe konsumit të familjeve ishte për qarkun e Kukësit. Nga 68,989 lekë konsum në muaj në vitin 2015, familjet në qarkun e Lezhës shpenzuan 5 për qind më pak në vitin 2016. Gjithashtu ritme më të ulëta konsumi kishin edhe familjet në qarqet e Beratit me -2%.
Aarku i Tiranës paraqet shpenzimet mesatare më të larta mujore për konsum. Qarqet që paraqesin shpenzimet mesatare më të larta për konsum pas qarkut të Tiranës, janë Durrësi dhe Shkodra me shpenzime mesatare mujore për konsum përkatësisht 77.933 dhe 75.503 lekë në muaj për njësi ekonomike familjare.
Rritjen më të madhe të shpenzimeve e paraqet qarku i Vlorës me 15,0 % ndjekur nga qarku i Dibrës me 12,4 %. Qarku që ka pësuar uljen më të madhe të shpenzimeve për konsum është Gjirokastra me 23,9 %.