Qendra për Kërkime Ekonomike: Të korruptuar, gjysma e shqiptarëve

Gjithashtu, studimi në fjalë pohon se në një mijë individë të intervistuar, 2/3-at e tyre e shohin korrupsionin si pengesa kryesore e zhvillimit ekonomik dhe shoqëror të vendit.

Konkretisht, të pyetur për tre problemet më të mëdha në Shqipëri në ditët e sotme, 66% e të intervistuarve, të cilët përbëjnë pjesën më të madhe, kanë përcaktuar korrupsionin, 56% e tyre kanë përcaktuar papunësinë, ndërsa 40 % dhe 38 % kanë përcaktuar krimin dhe të ardhurat e ulëta.

Por edhe vlera e perceptimit të korrupsionit në shoqërinë shqiptare është e lartë, pasi 74% e individëve e pranojnë ekzistencën e tij, ndërkohë që sektorët më të prekur janë drejtësia dhe doganat.

Ndërsa thuhet se 63% e qytetarëve nuk besojnë që lufta e shpallur nga qeveria ndaj të arrijë ta zhdukë plotësisht ekzistencën e dukurisë së korrupsionit.

SHKARKO APP