Qëndroi rreth 3 orë në Vlorë, Rama largohet me helikopter
Pasi qëndroi për rreth 3 orë në qytet, kryeministri Edi Rama është larguar nga Vlora me helikopter. Kreu i qeverisë krahas vizitës ka kryer edhe disa inspektime në Vlorë, ku është ndalur në qendrën multifunksionale pranë Sheshit të Flamurit në Vlorë, më pas ka inspektuar punimet në muzeun hebraik, për të vijuar me një tjetër inspektim në zonën pranë ish-rrugës së Hebrenjve, në qendrën historike të qytetit. Agenda e kryeministrit ka vijuar edhe në Orikum. Para se të shkonte në Vlorë, kryeministri kreu një vizitë me helikopter edhe në Korçë.
KOHA JONË SONDAZH

