Qentë e dinë si t’i njohin gënjeshtarët

Ndonjëherë është argëtuese të mashtrohen qentë, të mashtrohen se ia hidhni topin apo ta dërgoni në drejtim të gabuar, porse ai nuk mashtrohet dot.

Studimet e reja kanë treguar se miku më i mirë i njeriut e kupton shpejt cilit person nuk duhet besuar dhe nga një herë madje e injoron atë në tërësi.

Disa studiues kanë zbuluar për herë të parë forcën e intuitës së qenit. Një studim tjetër kohë më parë kishte konstatuar se si qentë e dinë dallimin ndërmjet pamjes së hidhëruar e pamjes së gëzuar të njeriut dhe ata sillen në përputhje me këtë, madje edhe nëse në mënyrë të kufizuar kuptojnë shprehjen e fytyrës.

Tani studimi është publikuar në revistën Animal Cognition dhe ai detajisht sqaron se si qentë e dinë kur dikush gënjen.

Për ta konfirmuar këtë, hulumtuesit, nën udhëheqjen e Akika Takaokes nga universiteti në qytetin japonez Kjoto, kanë testuar 34 qen në tri rrathë.

Në rrethin e parë u kanë treguar qenve ku është ushqimi dhe kështu arritën besimin tyre. Në rrethin e dytë, po ata, gënjyen sepse qenve ua treguan enën e zbrazët.

Në rrethine tretë sërish treguan enën me ushqim, por qentë nuk reaguan më dhe kjo gjë dëshmon për njëfarë shkalle mosbesimi ose shqetësimi lidhur me rëndësinë e demonstrimit.

SHKARKO APP