Qeveri luksi dhe një popull në mjerim!

Nga: Mimoza Hajdarmataj

E pabesueshme!!! Lexoni shifrat e korrupsionit qeveritar të taksidarëve të OSSHE. Nuk ke sesi mos mbushesh me zemërim kur sheh se për mirëqenie e lluks zyrash shpenzohen 1.3 milion euro.  1.3 milion euro për zyra komode, ndërkohë që shqiptarët vuajnë për ushqimin e përditshëm.

Por dua ti drejtoj disa pyetje ministrit Gjiknuri dhe vartësit të tij të drejtpërdrejtë, z. Cela;

1 – Sa jetë njerëzore do të shpëtonin, nëse këto miliona lek, të marra nga xhepat e shqiptarëve, do të investoheshin për të ndricuar akset nacionale dhe dytësore, si aksi mbi hidrovorin e Velipojës ku gjetën vdekjen katër të rinj ???

2- Sa familjeve do tu kthehej sado pak buzëqeshja, në Veri dhe Jug, që u janë djegur banesat dhe të gjitha orenditë nga shkëndijat elektrike të rrjeteve tejet të amortizuar, por që OSSHE i ka injoruar me shpërfillje ???

3- Sa biznese e hotele, në zonat turistike në Bregun e Jugut por dhe në Alpe, nuk do stresoheshin për ndërprerjet e shumta të energjisë???

4- Sa fëmijë e te rinj gjimnazistë do të mësonin në shkolla me ngrohje e ftohje normale, të cilave OSSHE jua mohon investimet në rrjet, pasi i duhen fonde për ti grabitur dhe për të ngritur lluksin në zyrat e shefave???

5- Sa të moshuar e të sëmurë do kishin një kurim më të lehtë nëse në QSUT dhe në spitalet e tjera të vendit, nuk do zhuriteshin nga vapa e do thaheshin nga ngrica për shkak të mungesës me furnizim normal të energjisë???

Sa shume “sikur” do të gjenin përgjigje, nëse kjo qeveri, premtimet nuk do ti kishte mashtrime dhe të mendonte të paktën një orë në javë për krizën ku e ka përhumbur vendin!!!

Deputete e Partisë Demokratike

 

SHKARKO APP