Qeveria 380 milion lekë bashkive për fondin e investimit në funksionim të ujitjes dhe kullimit

Qeveria ka miratuar mbledhjen e sotme vendimin për shpërndarjen dhe detajimin e fondit të investimeve për funksionimin e ujitjes dhe kullimit, në njësitë e qeverisjes vendore.

Kështu sipas vendimit, fondi i vënë në dispozicion të bashkive është 380 mln lekë.

“Tepricat eventuale të prokurimeve të fondit të përcaktuar në këtë vendim, rishpërndahen me vendim të Këshillit të Ministrave. Ngarkohen ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, ministri Brendshëm, ministri i Financave dhe Ekonomisë dhe bashkitë për zbatimin e këtij vendimi” , thuhet në vendim, duke përcaktuar se ai do të marrë fuqi ligjore, menjëherë me botimin në Fletoren Zyrtare.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?