Qeveria do të rikonstruktojë vilën e Enver Hoxhës
Në mbledhjen e djeshme të qeverisë, është ngarkuar Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit për kryerjen e procedurës së prokurimit për realizimin e konkursit të projektimit, për përfitimin e projektit zbatues për rikonstruksionin e disa godinave të një rëndësie të veçantë në qytetin e Tiranës, përkatësisht: a) Vila nr.31, në administrim të Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare; b) IshLidhja e Shkrimtarëve, në administrim të Ministrisë së Kulturës; c) Muzeu Historik Kombëtar, në administrim të Ministrisë së Kulturës; ç) Teatri Kombëtar i Operas e Baletit dhe Ansambli Popullor, në administrim të Ministrisë së Kulturës; d) Pallati i Brigadave, në administrim të Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare; dh) Gjykata e Lartë, në administrim të Ministrisë së Drejtësisë. Qeveria ka vendosur që Ministrisë së Zhvillimit Urban, në buxhetin e miratuar për vitin 2015, për Agjencinë Kombëtare të Planifikimit të Territorit, t’i shtohet fondi prej 65 000 000 lekësh, për përballimin e pjesshëm të shpenzimeve për realizimin e procedurave të prokurimit.