Qeveria dy marrëveshje me Gjermaninë për menaxhimin e Mbetjeve

Janë publikuar vendimet e miratuara nga Këshilli i Ministrave ditën e sotme. Një prej marrëveshjeve të miratuara nga qeveria është ajo për bashkëpunimin financiar me Gjermaninë, për menaxhimin e mbetjeve.

Janë dy marrëveshje të qeverisë shqiptare dhe asaj gjermane në këtë fushë.

Marrëveshja parashikon bashkëpunim financiar për projektin “Program për menaxhimin e mbetjeve”. Kjo marrëveshje vjen pas miratimit në Kuvend të ligjit për importin në Shqipëri të Mbetjeve të riciklueshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ligji u kthye disa ditë më parë për rishqyrtim nga Presidenti Nishani, i cili argumentonte se bie ndesh me Kushtetutën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një tjetër VKM është edhe marrëveshja me Francën për punësimin me pagë të familjarëve të diplomatëve të angazhuar atje.

Gjithashtu, Këshilli i Ministrave i ka dhënë “Ok” pjesëmarrjes së Forcave të Armatosura në operacionin e NATO-s në detin Egje, një mision humanitar ky për shpëtimin e refugjatëve të luftës të cilët vijnë nga Siria dhe Iraku.

vkm1

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?