Qeveria fond shtesë 50% për Vettingun, Gjonaj: Procesi nis që sot

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, në një deklaratë për shkurtër për shtyp, deklaroi se qeveria ka marrë një vendim në mbledhjen e kabinetit për shtesë në pagat e organeve të Vettingut me +50%. Gjithashtu Gjonaj u shpreh se institucionet e reja të Vettingut, janë gati që të fillojnë që sot.

“Në mbledhjen e sotme qeveria mori vendimin për pagat shtesë për institucionet e rivlerësimit me +50%. Do të ketë shtesë page për të gjithë anëtarët e institucioneve të Vettingut. Me miratimin e strukturës dhe shtesën e pagës, institucionet e reja janë gati që të fillojnë që sot. Qeveria është e interesuar që procesi i Vettingut të nisë që sot dhe mezi pritet edhe nga qytetarët. Qeveria arriti të ofrojë të gjithë mbështetjen, por tani mbetet të tregohet nga organet e Vettingut për procesin”,-deklaroi ajo për mediat.

Paga për komisionerët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe për komisioneret publikë është rreth 3 mln, pasi ata marrin pagën e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë.

Për Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është diçka më shumë, mbi 3.2 mln lekë të vjetra, sepse kjo pagë llogaritet duke iu referuar pagës së gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese. Në ligj janë përcaktuar pagat bazë referuese. Mbi këto paga anëtarët e vettingut kanë të drejtë të llogarisin edhe shtesën e vështirësisë në punë. Si dhe 80% të këtyre pagave marrin këshilltarët e tyre.

SHKARKO APP