Qeveria i rikthen industrisë fasone tatim-fitimin prej 5%
Fondi i krijuar përmes këtij vendimi prej 250 milionë lekësh, do t’i kalojë buxhetit të Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, ndërkohë që shuma që do të derdhet në këtë fond do të përcaktohet në mënyrë vjetore nga Ministria e Financave.
Risia tjetër e kësaj skeme është se ajo do të shërbejë si boshti i një iniciative më të gjerë, pasi synimi është që atij t’i shtohen të gjitha linjat e financimit nga donatorë të brendshëm e të jashtëm që operojnë në fushën e nxitjes së punësimit dhe zhvillimit të aftësive profesionale.
Industria fasone është ndër më të rëndësishmet në vendin tonë, e cila puëson deri në 100 mijë persona.