Qeveria jep pensione speciale për artistë e sportistë të njohur

Këshilli i Ministrave vendosi:

•Përfitojnë kompensim të të ardhurave mujore deri në 1 800 (një mijë e tetëqind) lekë në muaj personat me të ardhura deri në 40 000 (dyzet mijë) lekë në muaj në datën 31.12.2025, sipas kategorive

•Përfitojnë kompensim të të ardhurave mujore deri në 800 (tetëqind) lekë në muaj personat me të ardhura deri në 22 000 (njëzet e dy mijë) lekë në muaj në datën 31.12.2025, sipas kategorive

Swiss Digital Desktop Reklama

•Përfitojnë kompensim të të ardhurave mujore deri në 1 000 (një mijë) lekë në muaj personat me të ardhura deri në 18 000 (tetëmbëdhjetë mijë) lekë në muaj në datën 31.12.2025, sipas kategorive

Swiss Digital Mobile Reklama

•Përfitojnë kompensim të të ardhurave mujore deri në 600 (gjashtëqind) lekë në muaj personat me të ardhura deri në 30 000 (tridhjetë mijë) lekë në muaj në datën 31.12.2025, që përfitojnë pension invaliditeti, të caktuar sipas                 ligjit

•Përfitojnë kompensim të të ardhurave mujore deri në 700 (shtatëqind) lekë në muaj personat me të ardhura deri në 18 000 (tetëmbëdhjetë mijë) lekë në muaj në datën 31.12.2025, që përfitojnë pension familjar, të caktuar sipas ligjit

•Përfitojnë mbështetje financiare për vitin 2025, në masën 15 000 (pesëmbëdhjetë mijë) lekë, kategoritë e mëposhtme:

a) Familjet dhe individët, që trajtohen me ndihmë ekonomike
b) Fëmijët pa kujdes prindëror, të vendosur në familje kujdestare;
c) Personat me aftësi të kufizuara
ç) Individët përfitues të statusit
“Statusi i invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik”,
d) Individët përfitues të statusit “Për statusin e të verbrit”
dh) Ndihmësit personalë të përfituesve të pagesave të aftësisë së kufizuar

Dhënia e shtesës së pensionit të posaçëm

Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror z. Agim Nuri Bajko, në masën e dhjetëfishit të pensionit social

Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror z. Agustin Pjetër Kola, në masën e dhjetëfishit të pensionit social

Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror znj. Aishe Daut Stari, në masën e dhjetëfishit të pensionit social

Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror znj. Edera Kabil Alibegaj, në masën e dhjetëfishit të pensionit social

Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror z. Kostandin Aleko Kamberi, në masën e dhjetëfishit të pensionit social

Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror z. Kostandin Llazar Shkurti, në masën e dhjetëfishit të pensionit social

Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror z. Kujtim Rexhep Vorpsi, në masën e dhjetëfishit të pensionit social

Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror z. Leonard Sifi Toska, në masën e dhjetëfishit të pensionit social

Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror z. Nikolin Luigj Gurakuqi, në masën e dhjetëfishit të pensionit social

Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror z. Rapo Selman Tao, në masën e dhjetëfishit të pensionit social

Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror znj. Shegushe Hysni Bebeti, në masën e dhjetëfishit të pensionit social

Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror z. Vasillaq Thoma Ruci, në masën e dhjetëfishit të pensionit social

Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror z. Virxhil Athanas Karaja, në masën e dhjetëfishit të pensionit social

•Miratimin, në parim, të protokollit, për ndryshimin e marrëveshjes së 6 prillit 2010, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Federale të Gjermanisë, për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe evazionit fiskal për taksat mbi të ardhurat dhe kapitalin

•Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Azerbajxhanit, për bashkëpunimin në fushën e luftës kundër krimit

•Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunimin teknik 2024 për projektin “Green Vjosa (Vjosa e Gjelbër) – zhvillim rajonal i gjelbër dhe gjithëpërfshirës në zonën e ujëmbledhësit të Parkut Kombëtar të Vjosës”

•Krijimin e bazës së të dhënave shtetërore të Sistemit të Menaxhimit të Informacionit të Arsimit të Lartë (në vijim SMIAL).
Institucioni administrues i bazës së të dhënave shtetërore SMIAL është Qendra e Shërbimeve Arsimore.

Fondi i rindërtimit

Përdorimin e fondit të rindërtimit, në masën 37 228 725 (tridhjetë e shtatë milionë e dyqind e njëzet e tetë mijë e shtatëqind e njëzet e pesë) lekë pa TVSH, për financimin e rindërtimit të banesave individuale për ata individë, të cilët përfitojnë nga grantet e rindërtimit, banesat e të cilëve janë klasifikuar si objekte që duhen rindërtuar nga e para, në bazë të aktekspertizave të thelluara, në Bashkinë Shijak. Përdorimin e fondit të rindërtimit, në masën 315 401 450,36 (treqind e pesëmbëdhjetë milionë e katërqind e një mijë e katërqind e pesëdhjetë presje tridhjetë e gjashtë) lekë pa TVSH, për financimin e rindërtimit të shkollës së mesme të bashkuar “Ramazan Karaj”, Bashkia Krujë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?