Qeveria krijon fond në mbështetje të fasonëve

“Fondi mbështet punëdhënësit e industrisë fasone për nxitjen e punësimit, zhvillimin e aftësive të fuqisë punëtore për këtë industri, si dhe forma të tjera mbështetjeje, të miratuara nga Këshilli i Ministrave”, cilëson gjithashtu VKM-ja. Dhe se të gjithë punëdhënësit e industrisë fasone, të cilët kërkojnë të mbështeten nga ky fond, duhet të regjistrohen në zyrat e punësimit. Dhe siç sqaroi zv/kryeministri Niko Peleshi, kësaj industrie i rikthehet në formën e një fondi, tatim-fitimi prej 5%.

“Me fjalë të tjera, vendimi i sotëm themelon Fondin e Industrisë Fason, një fond i cili do të marrë të gjithë tepricën e tatimfitimit që bizneset e industrisë fason do të paguajnë mbi nivelin 10%. Pra, diferenca prej 5% nga niveli 10 deri në 15% do kontribuojë në krijimin e këtij fondi”, sqaroi ai.

Programet që do mbështeten:

– Programet ekzistuese të nxitjes së punësimit, të miratuara nga Këshilli i Ministrave;

– Programet e formimit profesional për profesione të ndryshme të industrisë fasone, të përcaktuara nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë;

– Programet dhe format e tjera të mbështetjes për nxitjen e punësimit në profesione të nivelit të mesëm e të lartë, nëpërmjet investimeve të ndryshme në funksion të kësaj industrie.

SHKARKO APP