Qeveria kufizon bashkitë, sa borxh mund të marrin

Bashkitë duhet të llogarisin që pagesa e borxheve në një vit fiskal nuk duhet të jetë më e madhe se 20 për qind e të ardhurave mesatare të tre viteve fiskale të mëparshme. Rregulli i ri është vënë nga qeveria në ndryshimet e fundit që janë bërë në ligjin organik të buxhetit të shtetit. Sipas këtyre ndryshimeve njësitë e qeverisjes vendore marrin hua dhe lëshojnë garanci në rastet kur:

1­ Raporti i tepricës operative, të llogaritur si diferenca e të ardhurave operative, gjithsej (nga burimet e veta, taksat e ndara dhe transferta e pakushtëzuar), me shpenzimet jo të kushtëzuara operative të njësisë së qeverisjes vendore, përfshirë shërbimin e borxhit dhe koston e shërbimit të borxhit, që duhet të paguhet në çdo vit për borxhin afatgjatë, është jo më pak se 1,4:1.

2­ Raporti i stokut të borxhit ndaj të ardhurave operative, gjithsej (nga burimet e veta, taksat e ndara dhe transferta e pakushtëzuar), është jo më shumë se 1,3:1.

Duke marrë në konsideratë këto kufizime kufiri maksimal vjetor i shërbimit të borxhit ndaj të ardhurave mesatare (transferta e pakushtëzuar, taksat dhe tatimet e ndara dhe taksat dhe tarifat vendore) të tre viteve fiskale paraardhëse të njësisë së qeverisjes vendore nuk e kalon masën 20%, thuhet në projektligj.

Disa bashki dhe komuna ka përdorur instrumentin e financimit me borxh, por mungesa e kapaciteteve të pushtetit vendor për të administruar huate ka frikësuar qeverisjen qendrore, e cila ka vendosur të limitojë me ligj borxhet për pushtetin lokal. Kjo masë është nxitur edhe nga borxhet rreth 65 milionë milionë euro që janë zbuluar nga një proces auditi që ju bë atyre në kuadër reformes territoriale.

SHKARKO APP