Qeveria “Rama 2”: 11 Ministri dhe 2 ministra Shteti

Kryeministri Edi Rama, në Asamblenë e Partisë Socialiste e cilësoi si më të vështirin mandatin që mori nga zgjedhjet e 25 qershorit. Qeveria e re do të ketë 11 ministri dhe dy ministra shteti, ndërsa Senila Mesi do të jetë zv.kryeministre.

“Struktura e qeverisë do të ndryshojë. Anëtarët e kabinetit dhe drejtuesit e partisë do të punojnë me një kalendar të përbashkët. Ministrat do të paraqesin përpara kryesisë dhe grupit parlamentar planet e punës para cdo sesioni parlament dhe në fund të çdo sesioni do të raportojnë. Çdo realizim i pajustifikueshëm do të adresohet me largimin automatik të ministrit nga qeveria. Ministrat do të bashkëpunojnë me skuadrat e deputetëve të çdo qarku. Qeveria e re do të ketë 11 ministri dhe 2 ministra shteti. Përbarja do jetë 50% burra dhe 50% gra”, theksoi Kryeministri Rama.

Kryeministri – Edi Rama

Zv/Kryeministrja – Senida Meksi, deputetja e Shkodrës

Ministër Shteti për Shqiptarët jashtë kufijve – Pandeli Majko

Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrësve – Sonila Qato

Ministria e Brendshme – Fatmir Xhafaj

Ministria e Drejtësisë – Etilda Gjonaj (ishte zv/ministre e Drejtësisë)

Ministria e Jashtme – Ditmir Bushati

Ministria Mbrojtjes – Olta Xhaçka

Ministria e Kulturës – Mirela Kumbaro

Ministria e Financave, e Ekonomisë dhe e Punës (Bashkohen 3 ministri) – Arben Ahmetaj

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë – Lindita Nikolla

Ministria e Shëndetësisë dhe e Kujdesit Social – Ogerta Manastirliu

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë: Damian Gjiknuri

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural – Niko Peleshi

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit – Blendi Klosi

 

SHKARKO APP