Qeveria Rama: Do tatohet çdo ambient me qira, ja formula
Nga 15 korriku 2015, tatimi mujor për sipërfaqet me qira do të jetë jo më i vogël se 0.3% e çmimit te shitjes se ndërtesës, ndërkohë që për çdo objekt me qëllim biznesi do të aplikohet çmimi referencë, i ndryshëm për çdo zonë si dhe për qëllimin e përdorimit të objektit (dyqane, zyra, parkingje).
Mënyra e re e përllogaritjes së tatimit mbi qiratë, e cila do të hyjë në fuqi nga 15 korriku 2015, është miratuar përmes një vendimi të posaçëm të Këshillit të Ministrave, ku përcaktohet formula që do të përdoret në zona të ndryshme dhe në funksion të natyrës së objekteve. “Vlera minimale mujore, për metër katror sipërfaqe ndërtese të dhënë me qira, është e barabartë me 0.3 për qind të çmimit të shitjes së saj, e përcaktuar në udhëzimin e Këshillit të Ministrave, "Për miratimin e kostos mesatare të ndërtimit të banesave, nga Enti Kombëtar i Banesave", që miratohet çdo vit” thekson Vendimi i Këshillit të Ministrave