Qeveria vë në dispozicion të TAP tokat shtetërore në të cilat do të kalojë gazsjellësi

Këshilli i Ministrave i ka vënë në dispozicion projektit të gazsjellësit Trans Adriatic Pipeline (TAP) tokat shtetërore nëpër të cilat do të kalojë.
 
Sipas vendimit, marrja në përdorim, prej shoqërisë TAP AG, e sipërfaqeve të tokës shtetërore, që preken nga ndërtimi i rrugëve hyrëse të projektit të gazsjellësit Trans Adriatik (Projekti TAP), të bëhet, si më poshtë vijon:
 
a) për tokat shtetërore publike: truall, pyje, kullota, apo për tokat shtetërore jopublike bujqësore, sipas listës bashkëlidhur këtij vendimi (shtojca 1), prej 1 087 361.32 (një milion e tetëdhjetë e shtatë mijë e treqind e gjashtëdhjetë e një pikë tridhjetë e dy) m2, nëpërmjet nënshkrimit të një kontrate qiraje, ndërmjet Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë dhe shoqërisë TAP AG;
 
b) për tokat shtetërore në shtretërit dhe brigjet e lumenjve, të përrenjve apo rrjedhave të tjera ujore, liqeneve dhe rezervuarëve natyrorë ose artificialë, prej 51 023.43 (pesëdhjetë e një mijë e njëzet e  tre pikë dyzet e tre) m2; për sipërfaqen e kategorizuar rrugë automobilistike, prej 387 007.83 (treqind e tetëdhjetë e shtatë mijë e shtatë pikë tetëdhjetë e tre) m2 si dhe për sipërfaqjen shkëmbore, prej 36 154.06 (tridhjetë e gjashtë mijë e njëqind e pesëdhjetë e katër pikë zero gjashtë) m2 , të konsiderohen të vëna në dispozicion të shoqërisë TAP AG, nëpërmjet këtij vendimi, dhe të bëhen pa kompensim, sipas listës bashkëlidhur këtij vendimi (shtojca 2);
 
Vlera e pagesës së qirasë, për tokën shtetërore, të paguhet nga shoqëria TAP AG, në emër të Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë, për llogari të buxhetit të shtetit, si kompensim, sipas planit të rehabilitimit të jetesës, për marrjen në përdorim të tokës shtetërore, për një periudhë dy vjeçare, me qëllim ndërtimin e rrugëve hyrëse të projektit TAP, sipas nënndarjes “ii”, të shkronjës “c”, pikës 8.1, të ligjit nr.116/2013. Pagesa e qirasë, për tokën shtetërore, nga ana e shoqërisë TAP AG, të bëhet sipas pikës 6, të këtij vendimi, për:
 
a) sipërfaqet truall, që janë pronë shtetërore;
 
b) sipërfaqet tokë bujqësore, të cilave u është ndryshuar statusi nga tokë bujqësore në tokë truall, për ndërtim;
 
c) sipërfaqet e fondit pyjor dhe kullosor, të hequra nga ky fond dhe të kaluara në tokë truall, për ndërtim.
 
Sipërfaqet e tokës shtetërore, të vëna në dispozicion të shoqërisë TAP AG, sipas pikave 2 e 3, më sipër, për t’u përdorur për ndërtimin e rrugëve hyrëse të projektit TAP, të jenë në përdorim të saj deri në firmosjen e protokollit të dorëzimit të rrugëve, e cila konkretizon përfundimin e punimeve të ndërtimit dhe përmirësimit të rrugëve hyrëse dhe kalimin e tyre në përdorim të shtetit. Protokolli i dorëzimit të rrugëve hyrëse për projektin TAP, ndërmjet shoqërisë TAP AG dhe autoritetit përkatës të shtetit shqiptar, të nëshkruhet pas përfundimit të ndërtimit të rrugëve hyrëse, për marrjen në dorëzim të tyre, dhe kalimit të dokumentacionit teknik e ligjor, që disponohet për këto rrugë, duke përfshirë edhe aspektin e detyrimeve për mirëmbajtjen e tyre.
 
Vlerat e pagesës së qirasë, si kompensim për sipërfaqet e tokave shtetërore që do të kalojnë në përdorim të shoqërisë TAP AG për ndërtimin e rrugëve hyrëse të projektit TAP, janë të përllogaritura për një periudhë 2 (dy) vjeçare, sipas  përcaktimit në pikën 6, të këtij vendimi. Efektet financiare, që rrjedhin nga ky vendim, të përballohen nga shoqëria TAP AG dhe të derdhen për llogari të buxhetit të shtetit.
 
Sipërfaqja totale e tokës shtetërore, që do të vihet në dispozicion të shoqërisë TAP AG, sipas formës së përdorimit, të përcaktuar në pikën 2, më sipër, është 1 561 546.63 (një milion e pesëqind e gjashtëdhjetë e një mijë e pesëqind e dyzet e gjashtë pikë gjashtëdhjetë e tre) m2 dhe përfshihet në territorin administrativ të njësive të qeverisjes vendore, si më poshtë:
 
a) në territorin administrativ komuna Potom, qarku Berat, për:
 
i. sipërfaqen truall (truall), prej 1 383.01 (një mijë e treqind e tetëdhjetë e tre pikë zero një) m2, me vlerë të përgjithshme prej 1 704 827.50 (një milion e shtatëqind e katër mijë e tetëqind e njëzet e shtatë pikë pesë)  lekësh;
 
ii. sipërfaqen tokë bujqësore (arë, pemëtore e ledh), prej 36 809.23 (tridhjetë e gjashtë mijë e tetëqind e nëntë pikë njëzet e tre) m2 , me vlerë të përgjithshme prej 5 833 516.25 (pesë milionë tetëqind e tridhjetë e tre mijë e pesëqind e gjashtëmbëdhjetë pikë njëzet e pesë) lekësh;
 
iii. sipërfaqen fond pyjor (sipas zërave kadastralë), prej 162 272.8 (njëqind e gjashtëdhjetë e dy mijë e dyqind e shtatëdhjetë e dy pikë tetë) m2, me vlerë të përgjithshme prej 4 574 707.80 (katër milionë e pesëqind e shtatëdhjetë e katër mijë e shtatëqind e shtatë pikë tetë) lekësh;
 
iv. sipërfaqen fond kullosor (sipas zërave kadastralë) prej 222 546.5 (dyqind e njëzet e dy mijë e pesëqind e dyzet e gjashtë pikë pesë) m2, me vlerë të përgjithshme prej 15 092 238.5 (pesëmbëdhjetë milionë e nëntëdhjetë e dy mijë e dyqind e tridhjetë e tetë pikë pesë) lekësh;
 
v. sipërfaqen ujore (përrua), prej 8 648.92 (tetë mijë e gjashtëqind e dyzet e tetë pikë nëntëdhjetë e dy) m2;
 
vi. sipërfaqen rrugë automobilistike, prej 132 775.99 (njëqind e tridhjetë e dy mijë e shtatëqind e shtatëdhjetë e pesë pikë nëntëdhjetë e nëntë) m2.
 
b) në territorin administrativ komuna Vëndreshë, qarku Berat, për:
 
i. sipërfaqen truall (truall dhe terrene sportive), prej 1 096.42 (një mijë e nëntëdhjetë e gjashtë pikë dyzet e dy) m2, me vlerë të përgjithshme prej 10 405 742 (dhjetë milionë e katërqind e pesë mijë e shtatëqind e dyzet e dy) lekësh;
 
ii. sipërfaqen tokë bujqësore (arë, ledh e pemëtore), prej 5 888.36 (pesë mijë e tetëqind e tetëdhjetë e tetë pikë tridhjetë e gjashtë) m2, me vlerë të përgjithshme prej 1 571 360 (një milion e pesëqind e shtatëdhjetë e një mijë e treqind e gjashtëdhjetë) lekësh;
 
iii. sipërfaqen fond pyjor (sipas zërave kadastralë), prej 6 125.7 (gjashtë mijë e njëqind e njëzet e pesë pikë shtatë) m2, me vlerë të përgjithshme prej 923 043.41 (nëntëqind e njëzet e tre mijë e dyzet e tre pikë dyzet e një) lekësh;
 
iv. sipërfaqen fond kullosor (sipas zërave kadastralë), prej 3 391.65 (tre mijë e treqind e nëntëdhjetë e një pikë gjashtëdhjetë e pesë) m2, me vlerë të përgjithshme prej 196 122.5 (njëqind e nëntëdhjetë e gjashtë mijë e njëqind e njëzet e dy pikë pesë) lekësh;
 
v. sipërfaqen ujore (rezervuar), prej 19 164.6 (nëntëmbëdhjetë mijë e njëqind e gjashtëdhjetë e katër pikë gjashë) m2;
 
vi. sipërfaqen rrugë automobilistike, prej 41 325.14 (dyzet e një mijë e treqind e njëzet e pesë pikë katërmbëdhjetë) m2.
 
c) në territorin administrativ të bashkisë Çorovodë, qarku Berat, për:
 
i. sipërfaqen truall (truall, shesh e trotuare), prej 2 634.51 (dy mijë e gjashtëqind e tridhjetë e katër pikë pesëdhjetë e një) m2, me vlerë të përgjithshme prej 834 050 (tetëqind e tridhjetë e katër mijë e pesëdhjetë) lekësh;
 
ii. sipërfaqen tokë bujqësore (arë dhe pemëtore), prej 46 723.63 (dyzet e gjashtë mijë e shtatëqind e njëzet e tre pikë gjashtëdhjetë e tre) m2, me vlerë të përgjithshme prej 3 030 447 (tre milionë e tridhjetë mijë e katërqind  e dyzet e shtatë) lekësh;
 
iii. sipërfaqen fond pyjor (sipas zërave kadastralë), prej 9 239.18 (nëntë mijë e dyqind e tridhjetë e nëntë pikë tetëmbëdhjetë) m2, me vlerë të përgjithshme prej 326 969.65 (treqind e njëzet e gjashtë mijë e nëntëqind e gjashtëdhjetë e nëntë pikë gjashtëdhjetë e pesë) lekësh;
 
iv. sipërfaqen fond kullosor (sipas zërave kadastralë), prej 230.24 (dyqind e tridhjetë pikë njëzet e katër) m2, me vlerë të përgjithshme prej 56 000 (pesëdhjetë e gjashtë mijë) lekësh;
 
v. sipërfaqen ujore (rezervuar), prej 1 234.74 (një mijë e dyqind e tridhjetë e katër pikë shtatëdhjetë e katër) m2;
 
vi. sipërfaqen rrugë automobilistike, prej 19 443.65 (nëntëmbëdhjetë mijë e katërqind e dyzet e tre pikë gjashtëdhjetë e pesë) m2.
 
ç)  në territorin administrativ të komunës Qendër Skrapar, qarku Berat, për:
 
i. sipërfaqen truall, prej 169.5 (njëqind e gjashtëdhjetë e nëntë pikë pesë) m2, me vlerë të përgjithshme prej 56 000 (pesëdhjetë e gjashtë mijë) lekësh;
 
ii. sipërfaqen tokë bujqësore (arë, pemëtore dhe vreshtë), prej 25 753.85 (njëzet e pesë mijë e shtatëqind e pesëdhjetë e tre pikë tetëdhjetë e pesë) m2, me vlerë të përgjithshme prej 2 702 579.09 (dy milionë shtatëqind e dy mijë e pesëqind e shtatëdhjetë e nëntë pikë zero nëntë) lekësh;
 
iii. sipërfaqen fond pyjor (sipas zërave kadastralë) prej 156 364.31 (njëqind e pesëdhjetë e gjashtë mijë e treqind e gjashtëdhjetë e katër pikë tridhjetë e një) m2, me vlerë të përgjithshme prej 4 174 299.96 (katër milionë e njëqind e shtatëdhjetë e katër mijë e dyqind e nëntëdhjetë e nëntë pikë nëntëdhjetë e gjashtë) lekësh;
 
iv. sipërfaqen fond kullosor (sipas zërave kadastralë), prej 28 997.43 (njëzet e tetë mijë e nëntëqind e nëntëdhjetë e shtatë pikë dyzet e tre) m2, me vlerë të përgjithshme prej 1 485 302 (një milion e katërqind e tetëdhjetë e pesë mijë e treqind e dy) lekësh;
 
v. sipërfaqen ujore (lumë dhe ranore), prej 4 369.84 (katër mijë e treqind e gjashtëdhjetë e nëntë pikë tetëdhjetë e katër) m2;
 
vi. sipërfaqen rrugë automobilistike, prej 98 662.63 (nëntëdhjetë e tetë mijë e gjashtëqind e gjashtëdhjetë e dy pikë gjashtëdhjetë e tre) m2.
 
d) në territorin administrativ të bashkisë Bilisht, qarku Korçë, për:
 
i. sipërfaqen tokë bujqësore (arë), prej 124.5 (njëqind e njëzet e katër pikë pesë) m2, me vlerë të përgjithshme prej 56 000 (pesëdhjetë e gjashtë mijë) lekësh;
 
ii. sipërfaqe ujore (kanal), prej 14 315.59 (katërmbëdhjetë mijë e treqind e pesëmbëdhjetë pikë pesëdhjetë e nëntë) m2;
 
iii. sipërfaqen rrugë automobilistike, prej 14 549.93 (katërmbëdhjetë mijë e pesëqind e dyzet e nëntë pikë nëntëdhjetë e tre) m2.
 
dh) në territorin administrativ të komunës Vithkuq Korçë, qarku Korçë, për:
 
i. sipërfaqen truall, prej 3 168.6 (tre mijë e njëqind e gjashtëdhjetë e tetë pikë gjashtë) m2, me vlerë të përgjithshme prej 1 054 706 (një milion e pesëdhjetë e katër mijë e shtatëqind e gjashtë) lekësh;
 
ii. sipërfaqen tokë bujqësore (arë dhe pemëtore), prej 15 261.71 (pesëmbëdhjetë mijë e dyqind e gjashtëdhjetë e një pikë shtatëdhjetë e një) m2, me vlerë të përgjithshme prej 3 915 237 (tre milionë e nëntëqind e pesëmbëdhjetë mijë e dyqind e tridhjetë e shtatë) lekësh;
 
iii. sipërfaqen fond pyjor (sipas zërave kadastralë), prej 271 858.66 (dyqind e shtatëdhjetë e një mijë e tetëqind e pesëdhjetë e tetë pikë gjashtëdhjetë e gjashtë) m2, me vlerë të përgjithshme prej 8 417 561 (tetë milionë e katërqind e shtatëmbëdhjetë mijë e pesëqind e gjashtëdhjetë e një) lekësh;
 
iv. sipërfaqen fond kullosor (sipas zërave kadastralë) prej 87 322.06 (tetëdhjetë e shtatë mijë e treqind e njëzet e dy pikë zero gjashtë)  m2, me vlerë të përgjithshme prej 2 979 208 (dy milionë e nëntëqind e shtatëdhjetë e nëntë mijë e dyqind e tetë) lekësh;
 
v. sipërfaqen shkëmbore, prej 36 154.06 (tridhjetë e gjashtë mijë e njëqind e pesëdhjetë e katër pikë zero gjashtë) m2;
 
vi. sipërfaqen ujore (përrua dhe kanal), prej 3 289.74 (tre mijë e dyqind e tetëdhjetë e nëntë pikë shtatëdhjetë e katër) m2;
 
vii. sipërfaqen rrugë automobilistike, prej 80 250.48 (tetëdhjetë mijë e dyqind e pesëdhjetë pikë dyzet e tetë) m2.
 
Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme të pezullojnë të gjitha transaksionet me sipërfaqet e tokës shtetërore, sipas pikës 6, të këtij vendimi, dhe listave bashkëlidhur, deri në përfundimin e përdorimit nga shoqëria TAP AG, me përjashtim të rasteve kur pretenduesi i pronësisë, i një apo më shumë pasurive, nga listat bashkëlidhur këtij vendimi, paraqet pranë ZRPP-së ose ZVRPP-ve kërkesën për aplikim për regjistrimin e asaj pasurie, në përputhje me kushtet dhe kriteret e përcaktuara në ligjin nr.33/2012, “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”, dhe aktet nënligjore në zbatim të tij.
 
Ngarkohen Ministria e Energjisë dhe Industrisë, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme dhe njësitë e qeverisjes vendore, ku kalon rrjeti i rrugëve, për zbatimin e këtij vendimi. /

SHKARKO APP