Qeverisje me PS-në pas zgjedhjeve? Basha: S’ka më pazar me PD-në

Marrëveshja Rama-Basha që i dha fund krizës politike, ka krijuar idenë e një koalicioni paszgjedhor, PS-PD. Mbi këtë ide, kreu Basha nga Saranda aty ku prezantoi kandidatët, u tha qytetarëve se nuk do të ketë pazar në kurriz të interesave të qytetarëve. Kreu i opozitës nënvizoi se “Republika e Re”, po vjen dhe do të triumfojë pas 25 qershorit.

“S’do ketë pazar me interesat e qytetarëve shqiptarë, e kam premtuar, nuk do ketë pazar, republika e re do vijë, po vjen, do triumfojë më 25 qershor. Ne nuk bëjmë pazar me kauzën e qytetarëve shqiptarë, me asnjë nga thithlopat e republikës së vjetër. Rama do japë llogari për dështimit total, për harxhimin e milionave, ekonominë katastrofë”,tha Basha.

Kreu i PD-së foli edhe për tundimin që partitë bëjnë me teserat, ku e cilësoi votën të hedhura në det nga mbajtja peng e votës, nga teserat e partive politike.

“Ndaj të gjithë ata votues që janë tunduar me teserat e partive të pazarit që ua kanë dhënë për tu mbajtur peng, dijeni se votat për këto parti janë vota të hedhura në det, kurrë më pazari “bli klyshë e shit qen” nuk do ecë me PD, mos harroni ne jemi të bashkuar, e gjithë opozita është e bashkuar, ata janë të përcarë. Ne e dimë se ku po shkojmë, tani është koha juaj të bashkoheni”,- iu drejtua Basha sarandiotëve.

SHKARKO APP