“Qeverisjes me PS-në do i vija dysh. Rama e Basha i kanë partitë e falura”

Zëvendëskryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka qenë e ashpër në drejtim të Partisë Socialite, por edhe asaj Demokratike.

Deputetja e LSI-së ka reaguar për thirrjet e krerëve të këtyre dy forcave politike për ata që kanë ikur te LSI të rikthehen.

Në një intervistë për “News 24”, Kryemadhi solli si shembull pazarin e izraelitit duke thënë se si kryeministri Edi Rama ashtu edhe kreu i PD-së Lulzim Basha i kanë partitë e falura.

Kryemadhi i ka vënë edhe një notë qeverisjes me PS-në. Ndryshe nga Meta që vuri 8 për dy vitet e para dhe 4 për dy vitet e dyta, Kryemadhi mezi i dha një pesë për fillimin dhe dysh nga 2015 deri sot.

SHKARKO APP