QKB, reduktohet në dy ditë shqyrtimi i aplikimeve për licenca

Biznesit tashmë do t’i duhen dy ditë për të marrë leje, apo licencë për zhvillimin e aktivitetit. Qendra Kombëtare e Biznesit informoi se ka reduktuar me 2 ditë pune afatin e shqyrtimit të aplikimeve për licenca/leje.

“Afati i vendimmarrjes për licencat e grupit të dytë reduktohet nga 4 ditë në 2 ditë pune. Po afati për vlerësimin e përmbushjes së kritereve në kompetencë të QKB-së reduktohet nga 4 ditë pune në 2 ditë pune”, bënë të ditur burimet zyrtare të QKB-së

SHKARKO APP