QKR: Subjektet pasive nuk duhet të dorëzojnë bilance

Bizneset që tashmë kanë pushuar aktivitetin dhe janë me status pasiv, por ende nuk janë çregjistruar, nuk e kanë të qartë nëse duhet të dorëzojnë pasqyrat financiare në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit.

Burimet nga QKR sqarojnë se bizneset me status pasiv nuk janë subjekt i dorëzimit të bilancit.

QKR sqaron se detyrimin për depozitimin pasqyrave financiare e kanë subjektet që janë regjistruar me përgjegjësinë tatimore tatim fitimi, të cilët duhet të depozitojnë pranë QKB-së.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nëse subjekti për periudhën gjatë së cilës ka qenë me status aktiv ka qenë regjistruar si subjekt me përgjegjësi tatimore tatim fitimi, atëherë ky subjekt duhet të kryejë depozitimin e pasqyrave financiare, sqaron QKB.

Swiss Digital Mobile Reklama

Lista e bizneseve, që kanë deklaruar status pasiv, i ka kaluar të 95 mijë subjektet deri në fillim të korrikut. Regjistri i bizneseve pasive u krijua për herë të parë këtë vit në zbatim të ligjit të procedurave tatimore që detyrojnë tatimet të seleksionojnë listën e rregullt të tatimpaguesve nga lista fiktive, me qëllim shmangien e evazionit fiskal.

Bizneset e përfshira në këtë regjistër që janë sa 50 për qind e totalit të bizneseve (180 mijë) të raportuara nuk janë të qartë nëse duhet të raportojnë online bilancet edhe me zero aktivitet.

Mbështetur në Ligjin, “Për Regjistrimin e Biznesit” detyrimin për depozitimin e dokumenteve  kanë subjektet që janë regjistruar me përgjegjësinë tatimore tatim fitimi, të cilët duhet të depozitojnë pranë QKB-së, pasqyrat financiare vjetore të skanuara në format PDF, raportin e auditimit dhe ecurisë së veprimtarisë (kur mbajtja e tyre është e detyrueshme), vendimin për miratimin e pasqyrave financiare (sipas kërkesës ligjore). Afati i fundit i dorëzimit të këtyre dokumenteve ishte data 01 gusht 2016.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?