Qumështi i gomaricës, për një bukuri të përjetshme
Babai i mjekësisë, Hipokrati, ishte i pari që në antikitet e rekomandoi qumështin e gomaricës për të luftuar sëmundje të ndryshme. Ky produkt ka gjetur gjithashtu përdorim të gjerë edhe në fushën e kozmetikës. A po kthehet konsumimi i këtij qumështi në trend? Mesa duket po. Por, çfarë duhet të dimë mbi qumështin e gomaricës? Le t’i hedhim një sy disa informacioneve mbi të.
Është përdorur që në lashtësi
Është e dokumentuar nga Hipokrati, babai i mjekësisë, se qumështi i gomaricës ka efekte pozitive në trupin e njeriut. Ai është përdorur edhe në Romën e Lashtë dhe në Francë deri në shekullin e XX.
Nga ana e vlerave ushqyese, është ndryshe nga qumështi i lopës- Në krahasim me qumështin e kafshëve të tjera, qumështi i gomaricës është ai që ngjason më shumë me atë të njeriut, kjo e bazuar në nivelin e ph (pehashit) dhe në përbërjen e vlerave ushqyese që ka. Ai gjithashtu përmban më pak yndyra se qumështi i lopës dhe ka më shumë acide yndyrore omega-3 se ai.
Substancat natyrale të qumështit të gomaricës rrisin imunitetin
Mund të jetë shumë e dobishme për p A po kthehet konsumimi i këtij qumështi në trend? Mesa duket po. Por, çfarë duhet të dimë mbi qumështin e gomaricës? Le t’i hedhim një sy disa informacioneve mbi të.
Përmban sasi të lartë laktoze
Kur fermentohet dhe kthehet në kos ai është i shëndetshëm dhe këshillohet të konsumohet nga personat që janë intolerant ndaj laktozës apo qumështit të lopës.
Edhe tani janë të shumtë njerëzit që e pinë atë
Sipas një raportimi të bërë në 2011 nga BBC, më shumë se 50% e qumështit të prodhuar në fermat në Itali shitej për prodhim pediatrik për fëmijët që ishin intolerant ndaj qumështit të lopës. Njerëzit që e kanë provuar thonë se ai është pa aromë dhe duket pak a shumë si qumështi i lopës.
Është një ndër përbërësit kryesor të produkteve kozmetike
Shumë njerëz që kanë vuajtur nga ekzema thonë se kanë pasur përmirësime të ndjeshme pasi kanë filluar të përdorin sapunin e bërë nga qumështi i gomaricës. Ai është përdorur edhe nga Kleopatra si një ndër ritualet e saj më të rëndësishme për kujdesin ndaj vetes. Ajo e përdorte qumështin e gomaricës në banjat e bukurisë në mënyrë që lëkura e saj të ishte e freskët dhe të dukej më e re.