Qytetarët ankohen tek deputetja; Po na ngordhin bagëtitë, qeveria nuk reagon

Në një postim në facebook, deputetja e PD-së për zonën e Kukësit, Mimoza Hajdarmataj, ka bërë me dije se zona  e saj, ndodhet në një gjendje emergjente, kjo për shkak të prekjes nga virusi të lopëve. Hajdarmataj, ka bërë me dije se në fshatrat e Tropojës është një neglizhencë nga ana e qevevrisë, për vaksinimin e bagëtive.

Deputetja e PD-së, ka bërë publike disa prej denoncimeve, nga kryepleq dhe banorë të fshatrave të Tropojës. Në bazë të mesazheve, qytetarët ankohen dhe protestojnë për mungesën e vëmendjes nga autoritetet veterinare për vaksinimin e bagëtive.

Deputetja ka shtuar se: ”Është i pafalshem ky injorim që po i bëhet banorëve të fshatrave të Tropojës, në këtë emergjence me bagëtitë, të cilat janë burimi kryesor i ushqimit dhe ekonomisë së tyre familjare. Ministria e Bujqësisë, bën show në televizione dhe përkrah monopolet e furnizimit me mish të importit, ndërkohë që këtyre hallexhinjve nuk u del për zot askush nga shteti, të cilit i paguajne taksat dhe faturat me sakrifiça vetëmohuese”,- ka pohuar Hajdarmataj.

Më tej deputetja i ka bërë thirrje Ministrit të Bujqësisë, Z. Panariti që të marrë masa të menjëhershme për këtë situatë.

Mesazhet e bëra publike nga deputetja Mimoza Hajdarmataj:

….Znj Deputete dua tju njoftoj se spo merret asnje mase per vaksinimin e lopeve ne fshatin Bucaj. Per kte rast kam njoftuar Sherbimin veterinar por pergjigja eshte se vaksina nuk ka….

….Zonja deputete, a mund te beni nje ndehyrje per punen e vaksinave te lopve ne Bytyc se shum keq asht ka perdoret situata. Vine ne oren 1 te nats e bajn vaksinat neper njerezit e vet dhe shume familjare denoncojne se po i shesin vaksinat nen dore….

….Pershendetje zonja deputete. Kemi nje problem shume urgjent ne fshatin Bradozhnic, ka ma shume se dy jave qe i ka kapur virusi nga 67 krere lope, 18 prej tyre drejt ngordhjes. Kam njoftuar specjalistat e kesaj fushe dhe deri ne kete moment asnje mase nuk ashte marre per vaksinimin e tyre….
…shume probleme kemi ne Nikaj-Mertur ne blegtori, ka filluar ngordhja e lopeve dhe nuk po merr kush asnje mase…

SHKARKO APP