Qytetarët ndotin ambientin, Policia Bashkiake i mbyt me gjoba

Kushdo që do të hedhë plehrat në rrugë, do të gjobitet nga Policia Bashkia për ndotje të mjedisit.

Teksa pritet që brenda disa ditësh të hapet Bulevardi i Ri, i cili simbolizon dhe zhvillimin e Tiranës, për fat të keq kultura e disa prej qytetarëve lë ende shumë për të dëshiruar.

Siç mund të shihni nga këto foto të dërguara në redaksinë tonë, ndonëse i kanë koshat e plehrave vetëm 30 metra larg, qytetarët zgjedhin rrugën e shkurtër duke i hedhur ato në rrugë. Të njëjtën gjë bëjnë edhe disa prej bizneseve aty pranë, që preferojnë të mos i hedhin mbeturinat në vendin e caktuar, ndonëse ky veprim i dëmton edhe ato vetë, duke sjellë një pamje aspak të këndshme për klientët e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për të minimizuar raste të tilla të vandalizimit në Tiranë, Policia Bashkia nuk ka hezituar që të vendosë edhe gjoba duke vepruar me dorë të fortë për zbatimin e ligjit dhe për edukimin e qytetarëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?