Qytetari: Ku do gjesh para për pensionet tona? Ja përgjigjja e Bashës
Kreu i PD-së, Lulzim Basha, në kuadër të fushatës elektorale, e ka nisur ditën sot me ecje dhe takime në 8 të mëngjesit në Përmet, duke përshëndetur e bashkëbiseduar me qytetarë.
Por dy të moshuarit e kanë pyetur Bashën se ku do t’i gjejë paratë për pensionet por ata gjithashtu i kanë shprehur se e pëlqejnë projektin. Basha u shpjegoi se paratë janë, ato nuk do të çohen dëm për palma, pllaka, e fasada.
Basha u tha se plani i tij ekonomik parashikon një sërë masash, që do të ndezin motorrin e ekonomisë dhe do ta vënë vendin në punë.
Ndërkohë që prioritet i qeverisë së Republikës së Re do të jenë njerëzit, nevojat e kërkesat e tyre dhe jo shpenzimet e miliardave për teka, për zbukurime, apo për një grusht njerëzish afër kryeministrit.
Plani i Bashës parashikon që në krye të 4 viteve, pensioni minimal të jetë 250 mijë lekë në muaj, ndërkohë që rritja e tyre do të nisë brenda vitit.