Qytetari në Vlorë: Dikush ka votuar në emrin tim. Rrokaj: S’do të lejojmë që procesi të cënohet

Një ngjarje e paprecedent vjen nga qyteti i Vlorës teksa një qytetar ankohet se dikush ka votuar në emrin e vet.

Ai u shpreh se shkoi për të votuar në qendrën e lagjes së vet ashtu siç ka bërë gjithmonë, por komisionerët i thonë se dikush ka votuar në emrin e vet. “Mendova se mos ndoshta mund të kishte ndonjë ngatërresë pasi mund të ketë edhe persona me emër dhe mbiemër të njëjtë, por më thanë që ka pasur edhe numrin e kartë të njëjtë. Kam 60 vite që jetoj këtu dhe s’më ka ndodhur asnjëherë kjo gjë”, tha ia.

Ndërsa kryesuesi i listës së LSI-së në Vlorë, Shezai Rrokaj tha se po tentohet të blihet vota në çdo mënyrë dhe se për çdo rast është bërë denoncimi pranë organeve kompetente.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?