Qytetet më të vizituara në botë
Territori aziatik ka tërhequr 26 milionë vizitorë, një numër që parashikohet të rritet në 44 milionë deri në vitin 2025. Për të nëntin vit radhazi, Hong Kongu mban kurorën si qyteti më i vizituar në botë. CNN publikon lajmin, pas rezultateve të një sondazhi me 100 destinacionet më të mëdha për vitin 2017, të realizuar nga Monitor. Në vendin e dytë, me 21.25 milion vizitorë vetëm në vitin 2016 është vendi që njihet për aventura dhe jetë nate, Bangkoku. Londra renditet në vendin e tretë, me 19.2 milionë vizitorë në 2016 dhe pritshmëritë janë në 19.8 milionë.
Azi: “Qytetet aziatike po dominojnë në Top 100 Destinacionet, me 41 qytete në vitin 2017 dhe kjo ka të ngjarë të arrijë 47 deri në 2025”, sipas Wouter Geerts, analist i udhëtimeve në Euromonitor dhe autori kryesor i raportit për World Travel Market, nga ku u lëshua edhe raporti. Kina mbetet mbretëresha kur bëhet fjalë për renditjen, me Hong Kongun për shkak të suksesit në pozitën strategjike dhe marrëdhëniet me kontinentin. Hong Kong pa një rritjeje në vitin 2017, pasi marrëdhëniet me Kinën u tensionuan. Ndërkohë Seuli pa një rënie prej gati 15% në 2017 me 7.66 milionë vizitorë të pritshëm të cilat Euromonitor ia atribuon tensioneve midis Koresë së Jugut dhe Kinës.
Europë: Rëndësia e qyteteve europiane për turizëm është rritur vazhdimisht për vite me radhë. Më shumë se gjysma e vizitorëve ndërkombëtarë që vijnë në Britani vizitojnë Londrën, me qytetin e dytë Edinburg. Performanca e qyteteve evropiane është prekur rëndë nga terrorizmi, me Brukselin, Parisin, Nisën dhe Stambollin. Heraklioni, kryeqyteti i Kretës është fituesi ndër vendet europiane të viti 2017, duke regjistruar rritje prej 11.2% dhe duke lëvizur tre vende deri në renditjen në vendin 66. Një raport i ri i Këshillit Botëror të Turizmit konfirmoi Londrën si qytetin më të shtrenjtë sa i përket shpenzimeve që bëjnë vizitorët.
Amerika: Vendin e parë e mban Neë Yorku, me 13.1 milion vizitorë, dhe Miami me 8 milion. Këto të dyja dominuan renditjen midis qyteteve të Amerikës, por Euromonitor thotë se ka një shqetësim global dhe një rënie në numër që pas shpalljes së Trump si president. Ndërsa Meksika po bëhet gjithnjë e më popullore me vizitorë nga Evropa dhe Azia.
Lindja e Mesme dhe Afrika. Renditet Dubai, me rritje 11.2% dhe 17 milionë vizitorë dhe Meka me rritje 9.8%, 8.7 milion vizitorë. Johanesburgu është i vetmi qytet afrikan subsaharian që kryeson në Afrikë, Euromonitor vlerëson përpjekjet afrikane për të hapur kufijtë në një kohë kur vendet e tjera po i mbyllin.