Qyteti i diamanteve: Gropa më e shtrenjtë në botë

Me një vlerë prej 13 miliardë sterlina, kjo mund të jetë gropa më e shtrenjtë në planet.

E quajtur ‘Qyteti i diamanteve’, miniera Mir në Siberi është kaq e madhe sa krijon një vorbull kaq të fuqishme, sa mund të thithë helikopterët në brendësi.

Me një thellësi prej 525 metrash dhe një diametër prej 1200 metrash, ajo e bën qytetin Mirny të duket sikur është goditur nga një meteor.

Pasuria e kësaj miniere ishte kaq e madhe, sa e transformoi Bashkimin Sovjetik nga një vend i shkatërruar nga lufta, në një superfuqi botërore.

Edhe pse miniera nuk operon më prej vitit 2004, sëërish ka tunele nëntokësore që prodhojnë më shumë se gjashtë milion karat diamante në një vit.

Hapësira ajrore mbi minierë është e mbyllur pasi mund të thithë helikoperët.

Miniera është në pronësi të kompanisë ruse Alrosa, e cila prodhon një të katërtën e të gjithë diamanteve në botë.

 

SHKARKO APP