Qyteti i ”lekut”, të paguan 2000 euro nëse shpërngulesh aty
Kryetari i qytetit të vogël Candela në Itali, Nicola Gatta, është duke u ofruar 2.000 euro personave të cilët shpërngulen në këtë qytet përgjithmonë, kjo pasi vendi po vuan nga plakja dhe zvogëlimi i popullsisë, shkruan “CNN”.
Sipas Gattas, popullsia e qytetit ka rënë në 2.700 nga 8.000 që kishte qenë në vitet 1990. Ky zvogëlim i popullsisë vjen si pasojë e disa faktorëve, duke përfshirë emigracionin pas luftës, popullsinë e vjetër, vështirësitë ekonomike, etj.
E ndërsa ky nuk është kryetari i parë që ka provuar këtë metodë stimuluese për të rritur popullsinë.
Më herët “The Independent” raportoi se kryetari i Bormidës (në Liguri) kishte ofruar 2.000 euro përmes Facebook-ut për njerëzit që do shpërnguleshin atje, por shumë shpejt e kishte larguar ofertën e tij për shkak të kërkesave të shumta.